Haziri-VV-së: Postin e kryeministrit dhe njohjen e rolit të Kosovës

20.06.2017 21:04:20

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se kjo parti kusht për të biseduar për bashkëqeverisje e ka postin e Kryeministrit të cilin thotë se duhet ta udhëheq Avdullah Hoti.

Ndryshe sipas tij, partia e udhëhequr nga Isa Musafa do të mbetet në opozitë.

Haziri ka thënë se LDK’ja nuk do të heqë dorë asnjëherë që ta ketë kryeministrin e saj, edhe nëse do të ketë bashkëpunim me VV’në.

“Dy çështje që duhet me u diskutu kanë të bëjnë me nominimin për Kryeministër, që LDK’ja natyrisht nuk ka hequr dorë asnjëherë. Avdullah Hoti duhet të jetë i nominim i përbashkët për Kryeministër si Kryeministër i mirë i këtij vendi”, tha Haziri për Tribuna Channel.

“E dyta roli i themeluesit të këtij shteti dhe roli historik i Presidentit Ibrahim Rugova. Është e vetmja organizatë politike që nuk e ka njoft ende. LDK nuk mund të hyjë në koalicion me një parti që rugovizmin edhe Rugovën edhe Ibrahim Rugovën si President dhe lider në krijimin e Republikës së Kosovës, është çështje që duhet me u diskutu”, tha Haziri.