The Intercept: Al Baghdadi u dënua nga SHBA në burgun famëkeq “Abu Ghraib”

26.08.2016 21:07:35
epa04973404 (FILE) An undated file image of a frame from video released by the Islamic State (IS) purportedly shows the caliph of the self-proclaimed Islamic State, Abu Bakr al-Baghdadi, giving a speech in an unknown location. Iraqi military on 11 October 2015 claimed it hit a convoy allegedly carrying al-Baghdadi in an airstrike in western Iraq. However, no confirmation on the condition and whereabouts of al-Baghdadi was released. The self-declared leader of IS has been reported to be killed several times in the past. EPA/ISLAMIC STATE VIDEO / HANDOUT BEST QUALITY AVAILABLE HANDOUT EDITORIAL USE ONLY

Lideri i ISIS-it, Al Baghdadi u mbajt në burgun irakian të Abu Ghraib, në shkurt të vitit 2004, i cili atë vit u përfol për torturat çnjerëzore që ushtarët amerikanë bënin ndaj të dënuarve. Lajmi është bërë i ditur nga “The Intercept”, i cili citon burime të ushtrisë amerikane.

“Kur ai u burgos, Al Baghadi mbante numrin US9IZ-157911CI, që shërbente për të identifikuar të dënuarit”, shkruan sërish  “The Intercept” duke deklaruar se dokumentet e të burgosurit, shefit të  xhihadistëve, në mënyrë eksplicite nuk e përmendin burgun Abu Ghraib. Që udhëheqësi i Kalifatit është ndaluar nga forcat amerikane, kjo tashmë dihet mirë, por deri më tani besohej se ai kishte qenë i burgosur në kampin BUCCA, në jug të Irakut.

Gjithashtu ende nuk është e qarte se për sa kohë ai ka qenë i izoluar. Në fillim u fol për një periudhë ndërmjet  vitit 2005 -2009, por Pentagoni ka konfirmuar se Al Baghdadi qëndroi në burg vetëm 10 muaj; nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2004, kur edhe u lirua.