Heldt: Liberalizimi i vizave, ka ende punë për t’u bërë

22.03.2018 12:50:00

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar përfaqësuesit institucional të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, por tha se sa i përket liberalizimit të vizave ka ende punë për t’u bërë.

Këto komente Heldt i bëri me rastin e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Gjermanisë.

“Më lejoni që të filloj së pari duke uruar Kosovën për vendimin e djeshëm, i cili është një vendim i vështirë sepse na çon drejtë asaj që kryesisht ne ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Kosovës janë këtu, e jo që të shohin diçka si ajo që pash unë në mesditën e djeshme, gazi lotsjellës i hedhur në përfaqësimin më të lartë politik të këtij vendi por që të punojnë për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.  Dhe pikërisht kjo është ajo me të cilën ka të bëjë ky event lansues. Sa i përket liberalizimit të vizave ka ende punë për t’u bërë. Por, kemi bërë hapa të mëdhenj përpara në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha ai.