Helmimi, Lulzim Basha: Të zbardhet ngjarja, asgjë s’na ndal nga fitorja

28.05.2017 19:21:10

Pas problemit në mitingun e PD-së ka reaguar edhe kreu demokrat Lulzim Basha. Ai kërkoi nga autoritetet zbardhjen e ngjarjes, duke shtuar se asgjë nuk do e pengojë opozitën e bashkuar drejt fitores.

“Fatkeqësisht efektet janë anësore, jo serioze. Të gjithë e dimë se kjo nuk ishte tullumbace.

Presim zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve, kushdo qofshin ata. Po bëjmë dhe ne analizën tonë. Kjo nuk ishte tullumbace.

Është detyra e autoriteteve shtetërore që të vendosin para drejtësisë autorët. Ne nuk do ndalemi. Asgjë nuk do më ndalë mua dhe opozitën e bashkuar drejt fitores”, deklaroi Basha.