Henderson: Jemi në nëntor dhe nuk kemi fituar asgjë

07.11.2016 12:47:32

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderon, ka folur pas fitores 6-1 ndaj Watfordit.

Mesfushori anglez ka folur me këmbë në tokë, duke thënë se ende është herët për të folur për titullin.

“Gjëja më e rëndësishme është se kemi arkëtuar tre pikët e radhës dhe kemi bërë një paraqitje të mirë nga fillimi deri në fund”.

“Kemi një ekip të mirë, me lojtar fantastik. Por, tashmë jemi në mesin e nëntorit dhe nuk kemi fituar asgjë. Duhet të punojmë ndeshje pas ndeshje si ekip dhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Henderon.

Reds renditen në vendin e parë me 26 pikë.