Herolind Shala: Kundër Shqipërisë luajta me dorë të thyer, doja t’u tregoja se kush isha

12.04.2020 11:25:16

Herolind Shala e nisi me Shqipërinë, por tani ai mban veshur fanellën e kombëtares së Kosovës. Shqiptaro-norvegjezi pati krisjen e madhe me kuqezinjtë në evropianin e 2016-ës, kur trajneri Giani De Biazi nuk e grumbulloi.

Ai pati “hakmarrjen” e vet në miqësoren e luajtur në vitin 2018, ur dardanët mundin kuqezinjtë me rezultatin 3-0.

Në një prononcim për “Radio Rilindja Norëay”, Shala tregoi se aq e madhe ishte dëshira për të luajtur, sa ai sakrifikoi në fushë e qëndroi me dorë të thyer.

“Po ka një histori shumë interesante sepse luajtëm me Shqipërinë në Zyrih në Zvicër. Në minutën e 40-të Hysaj e pasoi një top shumë të fortë dhe ndjeva një krisje te dora. Mendova se ishte një gjë e vogël dhe shkova në dhomat e zhveshjes pastaj. E panë dy fizioterapistët dhe thanë: “Është e thyer dora, nuk mund të luash dot më, duhet të dalësh”. Po nuk e di, e kisha një vullnet shumë të madh që të luaja kundër Shqipërisë pasi kam luajtur me ta dhe nuk kam pasur minutash atje dhe doja t’iu tregoja veten.

Kisha dhe një adrenalinë shumë të madhe në trup. Më tha fizioterapisti që t’i shtrëngoja dorën dhe nuk mundesha. Më pas do të shprehej te Shaland që duhej të më nxirrte nga loja. Unë i thoja fizioterapistit: “Provoje dhe njëherë. Provoje dhe njëherë”.

Nuk e di kisha shumë adrenalinë në trup dhe ia kam shtrënguar dorën dhe kam dhënë forcë pak, pak ndoshta 2%. Dola në fushë pastaj dhe kam luajtur për 88 minuta me dorë të thyer. Pastaj kam shkuar në spital për të bërë operacion”, u shpreh Shala.