Heronj të luftës apo aktorë – Kush qëndron prapa “Helmetave të Bardha” në Siri (Foto/Video)

15.12.2016 23:37:48

Ata u panë në video duke shpëtuar fëmijë nga rrënojat, ku njëri prej punës vullnetar ishte edhe djali i mbuluar më pluhur dhe gjak tek sa qëndronte në ambulancë, imazh i cili tronditi gjithë botën.

Megjithatë, shumë shpejt mediat ruse filluan të punojnë për “ekspozimin e Helmetave të Bardha”, të cilën Bashar al- Assad e quajti “propagandë perëndimore”.

Një lloj i ri i “luftës” ka çuar që helmetat këtë vit të jenë kandidat për Çmimin Nobel të Paqes.

Por çfarë do të jenë ata në sy të popullit, nëse ata do shihen si heronj apo aktorë, varet nga mënyra se si kanë dëgjuar për ta si në Perëndim apo Lindje. Në fund të fundit, situata në Siri është asisoj që nuk dihet kujt t’i besohet.

Sipas versionit zyrtar, “Helmetat e Bardha” kanë më shumë se 2.850 vullnetarë të cilët punojnë në tetë provinca (Aleppo, Idlib, Hama, Homs, Damask, Damask, Dara dhe Latakia), misioni i tyre është shpëtimi i njerëzve. Zyrtarisht paraqitet si organizatë jo-qeveritare e cila është plotësisht e pavarur dhe nuk bashkëpunojnë me qeveritë e tjera.

Në anën tjetër, Assadi dhe zyrtarët rusë akuzojnë “Helmetat e Bardha” se kanë lidhje me grupet militante. Si dëshmi e pretendim është fakti që helmetat janë duke vepruar vetëm në territoret rebele.

Gjithashtu, këtë dyshim e kanë thënë edhe mediat britanike,  si “provë” ata kanë thënë se kjo organizatë është e lidhur në fakt me Al Nusran, grupin terrorist që është një degë e Al Kaidës.

Një pjesa tjetër thonë se organizata vullnetare është krijuar si “krijimi i NATO-s, CIA-s dhe MI6”.

Në faqen zyrtare të “Helmetave të Bardha” thuhet se ata janë atje për të ndihmuar njerëzit në nevojë, “pavarësisht fesë apo politikës”.

Udhëheqësit e “Helmetave të Bardha” thonë se ata të gjithë janë anëtarë civilë dhe nuk përdorin armë. Megjithatë, në rrjetet sociale mund të gjenden një seri të fotografive, në të cilat anëtarët e organizatës paraqiten me trupat e ushtarëve të vrarë dhe armë në duar…

Megjithatë, mediat ruse janë ato që vazhdimisht publikojnë regjistrime duke u munduar ta luhasin besimin e vërtetësisë se “Helmetave të Bardha”. Në këtë video-incizim shumë qartë shihen  dy vullnetarë të “Helmetave të Bardha”, që qëndrojnë pas, siç shihet, e nxjerrin burrin e plagosur nga gërmadhat.

Megjithatë, ata janë “ngrirë”, por pas një minutë apo dy, arrijnë që të “plagosurin” ta nxjerrin në mënyrë të sigurt. Në rrjetet sociale u shfaq dhe fotografitë nga të shtënat dhe po kështu vullnetarë inskenojnë me njeriun me pluhur.

Organizata kërkoi falje për këtë incident, një zëdhënës tha se ishte një “gjykim i keq” dhe se qëllimi ishte për të përdorur me hashtag për t’i treguar botës së jashtme për atë që po ndodh në Siri.

Një luftë propagandistike, është duke u zhvilluar mes Perëndimit dhe Lindjes, konkretisht mes CNN dhe USA dhe Russia Today.

Mirëpo, në rrjetet sociale shpeshherë janë shpërndarë fotografi që janë parë se janë shpëtuar njerëz, mirëpo kjo është bërë me fotografi apo video të njëjta disa herë. Kjo ka ngjallë dyshime nëse më të vërtetë ky grup punon realisht.

Mirëpo, regjimi sirian dhe Rusia këmbëngulin se “Helmetat e Bardha” janë grup i formuar nga Perëndimi.

Por, se kush janë në të vërtetë “Helmetat e Bardha”, ndoshta do të zbulohet kur të përfundojë gjithë ai ferr që momentalisht po ndodh në Aleppo.