HESHT- poezi nga Dije Lohaj

22.08.2019 16:06:52
Dije LOHAJ

Pasi nuk munde ta ruash shpirtin,
Tek ecja kishte marre gjithësinë,
E pritja nxitoi të lodhet
Ditēt e netët i pikturoi me ngjyrë gri.
Hesht lëre fajin të shuhet
Si shkumbë vale,
E të tretet bashkë me nxitimin
Pirgjeve të pafundta tē harrimit.

Të lutem, mos fol,
Se fjala prish tempuj,
Prish altare të dashurisë,
Thjesht qetësohu
Mos bjer me shpirtin ndesh,
Edhe pse vështirë se mund të rrihet,
Në pritje pa u lodhur,
Edhe pse dyshimi e frika
Zemrën e ushqejne…
Por, ti hesht!
A nuk po e ndjen
Se jami bashkë
E po fluturojmë hapësirës së pafund..

Mos ke frikë
E besoi vetes e mua ,
Besoi dëlirësisë
Sa herë që dhimbja të ta marrë masën,
Sa herë që malli s’të përfilli zemrën
E të shpie drejt dyshimeve,
Besoi shpirtit si natën e parë,
Kur dritat e neonit na ndritnin,
E sytë e shpirtit buzëqeshnin,
E zemrat drithëroheshin
Çasteve përjetësishtë.

Mësohu t’i shohësh minuatat,
E mbushur me plot dashuri,
Ata minuta aq të ëmbël,
Me kujtime që peshojnë,
Edhe pas miliona vjetësh,
Po aq sa ditën e parë,
Mësohu,
Dhe mos ke fare dyshim,
E jona do jetë gjithësia me gjithçka,
Dhe engjulli yt do të jem….!