Hetohet drejtori i ri i Arsimit në Prizren (Dokument)

03.09.2016 16:50:36

Drejtori i Arsimit në Prizren, Zehadin Shemsedini, është duke u hetuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare për kohën sa ka qenë Ushtrues i Detyrës në Universitetin e Prizrenit, meqë dyshohet se kundërligjshëm ka angazhuar djalin e tij si asistent në këtë universitet. Angazhimi i djalit të tij, ka ndodhur në vitin 2014.

Inspektorati i Arsimit në Prizren (SIA), rastin e ka lajmëruar në organet e drejtësisë. Por, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështje.

“Kur ka diçka të re ju informojmë siç kemi bërë deri më tash për rastet e tjera”, tha ai për “PrizrenPress”.

Në mars të vitit 2014-të në UPZ është pranuar djali i Shemsedinin, pa i përmbushur kriteret profesionale, në lëndën e Statistikës.

 

zehadin