Heynckes rikthen Bayernin në krye, brenda 3 javëve

28.10.2017 23:26:49

Bayerni i Mynihut ka arritur të mposhtë 2-0 Leipzigun, në kryendeshjen e javës së 10 të Bundesligës dhe ka marrë kreun e renditjes. Në ‘Allianz Arena”, ndodhi gjithçka në pjesën e parë, me Orban që la miqtë me 10 futbollistë në minutën e 13. Më pas Bayerni shënoi dy herë me James Rodriguez në minutën e 19’ dhe Lewandowski në të 38-ën.

Në pjesëne dytë skuadra e Heynckes menaxhoi rezultatin, ndërsa Leipzig e kishte të pamundur të bëjë diçka, aq më tepër me një futbollist më pak.

Jupp Heynckes e rikthen kështu Bayernin në krye të renditjes, vetëm 3 javë pasi mori vendin e Ancellotit, duke regjistruar tre fitore radhazi. Krahas punës së mirë të trajnerit bavarez, një ndihmë të rëndësishmë ka dhënë edhe Dortmundi, që nuk ka fituar asnjë nga 3 takimet e fundit, duke regjistruar 2 humbje dhe 1 barazim.