HIB Petrol nga tani me pikë të re edhe në Pejë

16.10.2016 22:13:15

Kompania lider në Kosovë sa i përket shitjes së derivateve të naftës, HIB Petrol është duke vazhduar shtrirjen e saj në tërë territorin e vendit.

Siç edhe është paralajmëruar kompania HIB Petrol e cila për aktivitet kryesor ka importin dhe shitjen e karburanteve, të hënën do të hap një pikë të re në qytetin e Pejës, konkretisht në zonën Industriale përballë terminalit doganor.

Si në pikat e tjera nëpër Kosovë, klientët e HIB Petrol do të kenë mundësinë të furnizohen edhe me derivatet e cilësisë superiore V-POWER nga gjiganti global SHELL.

Në këtë pikë, HIB Petrol gjithashtu do t’i ofroj klientëve të tyre edhe restorantit dhe marketin, duke bërë kështu që në një vend të kryhen të gjitha nevojat e konsumatorëve.

Gjatë vitit 2015 HIB Petrol ishte tatimpaguesi më i madh, me 52 milionë euro të derdhura në arkën e shtetit të Kosovës.