Hillary Clinton e krahason Trumpin me diktatorin e ligë Millosheviq (Video)

03.06.2017 19:01:27

Gjatë paraqitjes së fundit në New York BookExpo 2017, Hillary Clinton e krahasoi Donald Trumpin me Sllobodan Millosheviqin, për të cilin tha se ka inkurajuar spastrimet etnike. Trump, sipas saj, ka një qëllim të njëjtë që të “ndez fqinjin kundër fqinjit”, siç ka bëri diktatori i ligë Millosheviq.

 

Clinton e ka quajtur administratën e Trumpit si jonormale, që do t’i shkaktojë dëme të përhershme institucioneve amerikane. Ndërkaq, mbështetësit e Trumpit i ka quajtur “njerëz të cilët nxisin përherë pakënaqësi”.

“E kemi parë këtë në Bosnje dhe në Ruandë, por edhe në vendet tjera. Kryesisht janë këto shtetet ku liderët politikë veprojnë për interesa personale, për lakmi e për ideologji personale”, ka thënë ajo.

Clinton ceki edhe thyerjen e postës së saj elektronike nga rusët, akt të cilin e quan “më të dhimbshëm se çdo fyerje që ka marrë nga Trumpi”.