Himarë, humb gjurmët një çift turistësh nga Belgjika, policia vazhdon kërkimet

19.04.2019 09:18:45

Një çift turistësh nga Belgjika ka humbur gjurmët prej mbrëmjes së të enjtes në zonën malore përreth Bashkisë së Himarës.

Çifti me moshë rreth 35 vjeç kanë dalë për shëtitje a alpinizëm, por më pas ka humbur kontaktet.

Kërkimet kanë vazhduar përgjatë të gjithë natës nga efektivë të policisë së Himarës, ndërsa edhe në këto çaste po kërkohet në malet e fshatit Vranisht, ku dyshohet se mund të kenë qëndruar.