Hipokrizia e Vetëvendsojes: bën se është kundër mallrave të Serbisë, e edhe vetë furnizohet nga Serbia!

21.03.2017 19:29:21

Nga Afrim gashi

Levizja Vetvendosje është më e zëshme në kundërshtim të prodhimeve serbe, madje këtë kundërshtim e shohim pothuajse për çdo ditë edhe nëpër llogaritë private nëpër rrjetet sociale të militantëve të kësaj lëvizjeje, por jo vetem kaq. Ata (zyrtarë e militantë të Vetvendosjes ) kishin organizuar edhe aksione të ndryshme për t’i ndalur prodhimet serbe që të plasohen në tregun e Republikës së Kosovës. Kishin organizuar disa protesta dhe madje kishin tentuar që t’i marrin nën kontroll edhe doganat e Kosovës. Kishin organizuar edhe aksione në afërsi të qendrave tregtare duke u munduar të ua “sqarojnë” qytetarve dëmët që i shkaktohen Republikës së Kosovës duke konsumuar mallra serbe. I freskët është edhe kujtimi kur zyrtarë e aktivistë të kësaj lëvizjeje kishin kidnapuar një shofer kamioni, i kishin marr me dhunë kamionin dhe e kishin rrokullisur.

Në parim edhe unë edhe shumë shtetas të Kosovës jemi kundër tregëtisë me Serbinë, por kësaj pune duhet qasur me metoda tjera e kursesi me metoda të tilla.

Këtë Lëvizja Vetvendosje e kishte bërë në emër të një patriotizmi të rrem sepse realishtë nuk kanë qenë, nuk janë e as nuk do të jenë kundër prodhimeve serbe. Nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë kundër Serbisë ashtu siç proklamojnë.

Këtë e bëjnë vetem e vetme që të përfitojnë votusë, të vine në pushtet e të punojnë në favore të Serbisë siç edhe janë duke punuar.  Për këtë kemi shumë fakte dhe argumente për të cilat kemi shkruar e do të shkruajmë por këtë radh do e permendim vetem një por i mjaftushëm për të kuptuar se sa janë këta kundër prodhimeve serbe.

Këto ditë komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga kjo lëvizje në disa shkolla ka filluar të shpërndajë disa kalda për ngrohje, kalda të cilat janë të prodhuara në Serbi

Siç shihen edhe në foto këto kalda janë të prodhuara në Bujanoc në fabrikën e prodhimit A.D. “Megal”. Pas një hulumtimi të shkurtër në internet zbuluam se këtë fabrikë e udhëheq serbi i quajtur Dragoljub Kostiç. A thua kumbar i cilit është ky serbi? A thua ku mbeten ata “patriotat”? A thua a do munden më të ju qesin hi syve popullit-votuesve? A thua a do të kenë fëtyrë të dalin para njerëzve që i manipuluan për të ndërmarr aksione kundër prodhimeve serbe? A thua janë të lidhur drejtpërdrejtë zyrtarët e Vetvendosjes me këtë fabrikë apo këtë e kanë bërë përmes ndermjetsëve? Edhe pse është e njejta gjë?.