Hiqet flamuri shqiptar nga shkolla në Graçanicë, vendoset ai serb

24.09.2019 15:13:14

Flamuri i Serbisë është vendosur në një shkollë të Graçanicës.

Serbët e kanë hequr flamurin shqiptar nga aty, duke e zëvendësuar me atë të Serbisë, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për shkollën “Mbreti Milutin” në qytetin e banuar me shumicë serbe të Graçanicës.

Këtë e ka konfirmuar vet kryetari i komunës së Graçanicës, Srdjan Popoviq.

“Sapo kemi dëgjuar, jemi përgjigjur duke e hequr flamurin shqiptar, dhe duke e vendosur atë të Serbisë”, ka thënë ai.