Hiqet imuniteti Mandiqit dhe Knezheviqit, partitë proserbe protestojnë!

15.02.2017 21:58:16

Sot Parlamenti i Malit të Zi votoj për heqjen e imunitetit të deputeteve proserb Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq.

Derisa mbahet parlamenti pran ndërtesës së parlamentit është duke u zhvilluar protestë e partive proserbe de partive tjera që i kanë dhanë përkrahje. Në protestë ndigjohen tone të ashpra kundër qeverisë dhe pran parlamentit janë përqendruar forcat policore.
Prokuroria speciale ka dërguar Parlamentit kërkesë ndjekje penale dhe heqje lirisë për deputetët Mandiq dhe Knezheviq me akuzë “Krijim i organizatës kriminale, Përgatitjen dhe nxitjen e veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Malit të Zi” nga 10 shkurti 2017.
Pas këtij vendimi pritet që këto dy deputet që do të arrestohen për krim të organizuar dhe tentativë grusht shteti.

Në protestë është parë edhe deputeti shqiptarë Dritan Abazoviq nga partia “qytetare” URA.

Mësojmë që deputetët e opozitës që janë duke bojkotuar parlamentin kanë hy ne ndërtesën e parlamentit ku ka pas edhe kontakte fizike me deputetet tjerë në Parlamen.