Hiqet urdhri për ndërprerjen e pushimeve të policisë

11.08.2018 18:13:35

Pas një urdhri operativ të Policisë së Kosovës që të gjithë pjesëtarët e Policisë të ndërpresin pushimet verore, ky vendim është anuluar.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka shtuar se nuk ka qenë për një kohë të gjatë ky pezullim i pushimeve.

Ai tutje ka thënë se është normalizuar ky proces për pushimet.

Urdhri për ndërprerjen e pushimeve ishte dhënë para datës 2 gusht pasi që ishte paralajmëruar për trazira në veriun e Kosovës.

Policia e Kosovës në vikendin e kaluar kishte planifikime operacionale dhe veprime të planifikimit të burimeve të saj njerëzore për realizimin e detyrave zyrtare në mënyrë sa më efikase.