Histeria kundër LDK-së si pasojë e frustrimit të atyre që kanë qenë dhe janë në gjendje ta djegin shtetin për pushtetin

08.05.2017 23:01:29

Nga Rexhep Kastrati

Lidhja Demokratike e Kosovës që nga themelimi është angazhuar për shtet. Këtë e dëshmon fakti se çdo herë kur i ka fituar zgjedhjet, pushtetin faktik ua kishte dhënë partive të tjera, vetëm që procesi i shtetndërtimit të vazhdojë. Dhe kështu ka ndodhur edhe kur veprimtarët e saj kërcënoheshin, edhe kur vriteshin, edhe kur u pamundësohej aktiviteti i tyre politik. Përkundër dhimbjes, përkundër eliminimeve fizike, politike dhe përkundër luftës speciale përbaltëse dhe denigruese, LDK vazhdonte të kishte parësore procesin e shtetndrtimit, e jo të pushtetit.

Edhe kur zgjedhjet i ka fituar PDK-ja, në një rast ka qenë pjesë e qeverisjes vetëm për të formësuar në pikëpamje formalo-juridike pavarësinë e Kosovës. Si parti kryesore opozitare nuk ka bërë asnjë pengesë në procesin e shtetndërtimit. Edhe pas zgjedhjeve të fundit, pra të vitit 2014, edhe pse partia më e madhe nga grupi i partive të WLAN-it, kishte pranuar që kryeministrin ta kishte AAK, e jo vetë LDK, edhe pse për nga numri i kuvendarëve ishte sa të tri partitë tjera të WLAN-it.

Në koalicion me PDK-në ka hyrë në bazë të një marrëveshjeje që vazhdonte traditën e mëhershme kur zgjehdjet i fitonte LDK: partia që merrte Presidentin, nuk e merrte Kryeministrin. Dhe si në raste të tjera, edhe në këtë rast, këshillat miqësore të aleatëve tanë strategjikë ishin marrë parasysh nga këto parti, dhe ishte bërë për herë të parë bartja e qeverisjes së vendit te LDK-ja. Dhe këtë përgjegjësi, LDK e ka realizuar në mënyrë shumë konstruktive, me rezultate të dukshme dhe kishte eliminuar shumë dukuri negative të bartura nga qeverisjet e mëparshme. Sigruisht, LDK është parti që u ka qëndruar marrëveshjeve, i ka respektuar ato dhe në çdo rrethanë ka kontribuar që proceset e rëndësishme të vendit të mos cenohen, por të avancohen dhe të realizohen në interes të vendit dhe të qytetarëve të saj.

Insinuatat dhe propaganda banale, primitive dhe përbaltëse se gjoja LDK për pushtet po përulet para PDK-së, është vetëm një shpërfaqje e frustrimeve të atyre që nuk mund të rrinë pa pushtet, që nuk u intereson shteti as proceset e rëndësishme të vendit, as stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik, dhe që janë mësuar ta shohin LDK-në vetëm një parti që ua bën numrat të tjerëve për të marrë pushtet. Edhe po të kishte synim pushtetin, LDK nuk do të bënte ndonjë sakrilegj, sepse edhe në doracakët më të hershëm thuhet se partitë politike marrin pjesë në zgjedhje për t’i fituar ato dhe për të marrë pushtetin nëpërmjet të të cilit do të realizojnë programin qeverisës. Ndërkohë, partitët tjera që janë vetëm fraksione të linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste, për hir të pushtetit janë në gjendje të bëjnë gjthçka: të pranojnë pazare të pista dhe të dëmshme për vendin, të pengojnë dhe bllokojnë proceset, të pengojnë dhe bllokojnë funksionimin normal të shtetit dhe të insititucioneve të tij, të ndërmarrin veprime të dhunshme, anarkiste dhe në kufijtë të luftës vëllavrasëse.

Angazhimi i bashkërenduar i kundërshtarëve të LDK-së, si në aspektin politik edhe në atë medietik, për të krijuar opinionin e gabueshëm për LDK-në, vetëm sa po konfirmon se mafia politike dhe medietike janë bashkë, ashtu siç kanë qenë bashkë edhe në kohën e presidentit Rugova, edhe pas kalimit të tij në amshim. Lufta speciale që ka filuar shumë kohë më parë kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova, e cila nuk ka mbetur pa rezultatas në kohën e tij, e as në kohën e mëpastajme, ka pasur dhe vazhdon ta ketë për qëllim  dobësimin dhe rrënimin e LDK-së, si partia me trupën elektorale më të madhen në Kosovë, edhe për ta copëtuar pastaj këtë trupë elektorale ndërmjet vete, edhe për ta rrënuar projektin liri, pavarësi, demokraci. Veglat kondomë brenda e rreth LDK-së që me vetëdije apo pa të janë bërë pjesë e kësaj lufte speciale kundër LDK-së, janë vetëm pjesa e mjerë e saj që u krijua falë shantazheve, pazareve dhe formave të tjera të robrimit të mendjes dhe të shpirtit/