Histori prekëse për një nënë me fëmijën me sindromë daun

24.09.2017 00:24:42

Tre vite pas martesës mbeta shtatzanë dhe në vizitën time të katërt tek gjinekologia, më tha se fëmija mbart sindromën daun.
Nëntë muajt e shtatzanisë kaluan si nëntë shekuj.
Çdo mëngjes, mes meje dhe tim shoqi zhvillohej një luftë për ta abortuar fëmijën, luftë të cilën unë e zhvilloja çdo darkë me veten time. E megjithatë, e linda djalin.
Më kujtohet si tani kur ma solli tim bir infermierja dhe e mbajta në krahë për herë të parë, i prekja gishtat e tij të barabartë në gjatësi dhe sytë e zi dhe të rrumbullakët.
Shpërtheva në të qara, të cilat mi ndërpreu im shoq me pyetjen:”Çfarë emir do i vësh tët biri?”
Me lot në sy iu përgjigja:”Do e quaj Bukurosh! Pasha Zotin nuk ka gjë më të bukur në sytë e mi.”
Kaluan vite si të ishin sekonda, ndërkohë më lindi dhe një djalë i dytë, të cilit, im shoq, i vuri emrin:”Shpëtim” për faktin se kishte shpëtuar nga sindromi daun nga i cili vuante i vëllai.
Shpëtimi u shndërrua në fëmijën e përkëdhelur të atit, prandaj dhe i la në testament të gjitha pronat dhe pasuritë.
Pas një farë kohe ndërroi jetë im shoq, e bashkë me të u përkeqësua gjendja ime shëndetësore.
Shpëtimi më dërgoi në një nga spitalet më të mira dhe mbulonte të gjitha shpenzimet e trajtimit mjekësor. Ai vinte çdo fundjavë dhe më vizitonte në spital.
Ndërkohë, Bukuroshi më qëndronte pranë natë e ditë, më ushqente, më përkëdhelte faqet dhe me gishtat e tij më kapte bishtalec ato pak flokë të thinjur që më kishin mbetur. Sa herë që vinte infermierja për të më dhënë ilaçet, Bukuroshi vraponte drejt saj duke i thënë:”Jap … unë… mamit … ilaçet..”
Këto tre fjalë më mbushnin me energji më shumë se mijëra fjalë të thëna bukur nga i vëllai.
E pyetja që shpesh herë ia drejtoja Zotit dhe vetes time, ishte nëse ky sindromi që kishte prekur tim bir, ishte sindromi daun, apo sindromi human!

Elmaz Fida