Historia e dhimbshme e 22-vjeçares që do të ekzekutohet me 13 tetor

11.10.2016 18:44:41

Aktivistët e grupeve për të drejtat e njeriut thonë se 22-vjeçarja, Zeinab Sekaanvand, ekzekutimi i së cilës është shtyrë për shkak të shtatzënisë, mund të varet shumë shpejt nga autoritetet iraniane.

Zeinab është shpallur fajtore për vrasjen e burrit të vet, për të cilin thotë se vazhdimisht e kishte rrahur atë.

Ekzekutimi i saj ishte shtyrë pasi që ajo ishte rimartuar në burg dhe kishte mbetur shtatzënë.

Muajin që shkoi, ajo lindi një foshnje të vdekur, dhe tani rrezikon që të varet hic më lart se më 13 tetor.

Doktorët kanë thënë se foshnja e saj ka vdekur në mitër vetëm dy ditë para se të lindte, e kjo ka ardhur si rezultat i tronditjes që ajo e kishte përjetuar pasi që mikja dhe shoqja e saj e burgut ishte ekzekutuar.

Amnesty International thotë se Zeinab vjen nga një familje e varfër dhe konservatore kurdo-iraniane, dhe kishte ikur nga shtëpia në moshën 15-vjeçare për t’u martuar me burrin e parë, Hossein Sarmandi.

Ai ka thënë se martesa me Hossenin ishte mundësia e saj e vetme për një jetë më të mirë. Por, jo shumë pas martesës së tyre, ka thënë ajo, ai kishte filluar ta rrahë atë, si dhe ta abuzojë verbalisht.

Ajo ishte ankuar ndaj burrin në polici shumë herë, por policia asnjëherë nuk kishte reaguar. Burri i saj e kishte refuzuar kërkesën e saj për shkurorëzim.

E as familja e vet nuk e kishte pranuar për shkak se kishte ikur për t’u martuar.

Kur burri i vdiq, ajo ishte vetëm 17-vjeçare. Ajo është arrestuar pas vdekjes së tij dhe raportohet se e ka pranuar se e ka therur atë më thikë për vdekje. Por ajo pohon se është mbajtur në stacion policor për 20 ditë rresht, ku ishte torturuar nga oficerët e policisë.

Në gjykatë, ajo e ka ndërruar deklaratën dhe ka thënë se, në fakt, kunati e ka vrarë burrin e saj.