Historia e Shën Patrikut, shenjtorit mbrojtës të Irlandës

19.03.2019 16:32:45

Emri i vërtetë i Shën Patrikut ishte Maeëyin Succat, ai jetoi midis viteve 385 dhe 461 dhe ishte me origjinë skoceze. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç ai u rrëmbye nga piratët irlandezë dhe u shit si skllav i mbretit Dalriada, sundimtar i një mbretërie që në atë kohë përfshinte një pjesë të Skocisë dhe Irlandës.

Pasi u arratis nga oborri, i riu u bë një dhjak nën emrin latin Patrizio (Patrik) dhe më vonë u bë peshkop. Papa Celestino i besoi detyrën e ungjillëzimit të tokave irlandeze: shenjtori i ardhshëm e kreu me përkushtim të madh, duke favorizuar shkrirjen ndërmjet elementeve të krishterë dhe keltëve paganë.

Shën Patriku është gjithashtu i lidhur me simbolin e Irlandës, tërfilin. Për t’i shpjeguar irlandezëve Trinitetin (një Perëndi i vetëm, në tre Persona dhe jo tre Perëndi), Patriku përdori pikërisht tërfilin.

Pse themi “Pusi i Shën Patrikut “?

Thuhet se Patriku lutej në një shpellë shumë të thellë në ishullin e liqenit të Lough Derg, në qarkun irlandez të Donegalit. Sipas legjendës, nganjëherë i shtynte besimtarët që të futeshin në të, në mënyrë që ata të shihnin hyrjen në ferr me sytë e tyre.

Sot, shprehja “Pusi i Shën Patrikut ” tregon një rezervë misterioze dhe të pafundme pasurish.

Pse nuk ka gjarpërinj në Irlandë?

Legjenda thotë se ishte Patriku që dëboi gjarprinjtë nga Irlanda. Në vitin 441, në fund të një periudhe kohore 40-ditore dhe 40-minutëshe në malin Croagh Patrick, shenjtori hodhi një zile nga një mal, duke i bërë të gjithë gjarpërinjtë të iknin nga zhurma e saj …

Megjithatë, mungesa e këtyre reptilëve është për shkak të epokës së fundit akullnajore, e cila përfundoi rreth 12,000 vjet më parë. Për shkencëtarët, të ftohtit I mbajti larg gjarpërinjtë deri kur Irlanda tashmë ishte bërë një ishull. Në atë moment, me detet përreth, do të ishte e pamundur që ata të riktheheshin. Megjithatë, dijetarët nuk bien dakord për gjendjen para epokës së akullit: për disa, gjarpërinjtë kurrë nuk do të kishin ekzistuar (nuk gjetën fosile), për të tjerët do të kishin ngordhur për shkak të të ftohtit.