HISTORIA NA TREGON SE SHQIPTARËT ZGJOHEN KUR BËHET VONË PËR TA!

21.06.2018 15:06:56

Me 600 mijë refugjat Shqipëria do e ndryshoj strukturën demografike për aq sa do ta ndryshonte Gjermania me 16 milion të tillë. Por kur kësaj ia shton ikjen e rreth 1 miljon shqiptarëve nga Shqipëria dhe qëllimin e atyre që e nxisin ardhjen e refugjatëve, përqindja e tyre rritet në rreth 30 milion. Shifër kjo alarmante edhe për vendet e zhvilluara! Nëse kësaj ia shtojmë edhe lidhjen fetare, paditurinë e shqiptarëve, egoizmin e tyre, hasmëritë mes vete, kjo e shpie qenien shqiptare drejt asimilimit përfundimtar apo islamizimit radikal.! Pasi që qenkan aq të mira e humane islami dhe vendet islamike, pse Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara apo Indonezia, nuk pranojnë refugjatë nga Siria apo Afganistani? Pse na glnjejnë çdo ditë hoxhollarët nëpër xhamia kur thojnë “çdo musliman e kemi vëlla”,? A nuk jan më vëllezër mes veti sirianët me irakianët, me kuvajtianët, sauditëtët apo indonezianët që kanë një territor gjeografik, një gjuhë, një kulturë, një histori, një gjak, një fe dhe një prejardhje? Këto janë shtet me standardin më të lartë në botë.! Mua personalisht, por edhe shqiptarët e vetëdijshëm, nuk duhet të na lidhë asgjë, ama bash asgjë me arabët. Më shumë gjëra më lidhin me gjermanët dhe amerikanët bile edhe me rusët, se sa me arabët. Ato lidhje, janë parimet universale përmes së cilave hyjnorja bartet tek njerëzimi, e që në botën arabe as që mundet kush t’i imagjinoj edhe për 200 vitet e ardhshme! Hajde ece bjeru në fije tash shqiptarëve. I’a falin detin Greqisë, votojnë në krejt oranizmat ndërkombëtare e botërore kundër SHBA–ve, pranojnë refugjatë me numër sa banorët e Malit të Zi, bisedojnë dhe bëjnë koncesione në favor të Serbisë, i tradhëtojnë dhe i dërgojnë shqiptarët në konflikte jasht vendit, siç ishte ai i (Kumanovës) Maqedonisë dhe atyre që vriten u ngrisin shtatore në vend se t’i gjykojnë dhe t’i dënojnë, për terrorizëm dhe prishje të rendit kushtetues në shtetet fqinje, humbin territor politik çdo ditë si në Maqedoni ashtu edhe në Serbi, përkrahin shkuarjen e të rinjëve në luftrat në Siri dhe Irak. Krejt kjo po ndodh nga politikanët e padishëm dhe të fuqishëm. A s’është kjo theqafje e shqiptarëve?