Historianët kërkojnë lirimin e Haradinajt

Historianët kërkojnë lirimin e Haradinajt

01.03.2017 10:51:11

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj komunikate për media edhe një herë kërkon që nesër autoritetet franceze të lirojnë ish Komandantit eZonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit dhe ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj, ishte dhe do të mbetet njëri nder komandantët më të pathyeshëm të luftës se lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai është njeriu i cili i dha gjithçka pati kësaj toke e këtij populli andaj mbajtja e tije në paraburgim nga ana e autoriteteve franceze nuk është gjë tjetër vetëm një skandal politik.

Ramush Haradinaj, ishte dhe mbetet njëri ndër komandantët i cili ishte çdo herë aty ku kërkohej mbrojtja e popullsisë civile shqiptare nga sulme e ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe.

Ai ishte dhe mbetet njëri ndër personalitete me më ndikim në Kosovën e pasluftës dhe si i tillë ai ka dëshmuar dy here pafajin e tije në organin me të lartë të drejtësisë ndërkombëtare në Hagë.

Ramush Haradinaj, i duhet Kosovës sepse ai është dhe mbete njëri me vizionin me të mirë për drejtimin e shtetit tonë.