Historiani Llalla: Përse lajmi për vrasjen e Festim Latos ka dyshime të jetë lajm i rremë?

21.07.2019 16:34:11

Nga Arben Llalla

Përse lajmi për ekzekutimine Festim Latos ka dyshime si ‘Fake News”?

Sepse, sipas familjarëve Festimi ka 3-4 ditë që nuk ka folur në telefon me askënd nga të afërmit e tij. Kjo gjë mund t’i ndodhë çdo kujt që mos të flasë me familjen, qoftë edhe një javë.

Vëllai i tij, Xhemil Lato deklaroi se policia holandeze e paska marë në telefon. Kjo gjë nuk asnjë gjasë të ndodhë, sepse Policia e Holandës do të merrte në telefon si fillim Ambasadën e Shqipërisë dhe jo drejtpërdrejtë familjen. Këto janë disa procedura ligjore.

Policia e Shqipërisë me gjithë atë arsenal informativ nuk paska asnjë lajm nga policia e Hollandës?

Lajmin për vd ekjen e Festimit e shkroi Ali Aliu, një mashtrues, i cili para dy viteve për të mbledhur mijëra euro deklaroi që vëllai i i tij, Toni ra dëshmor në Çamëri, kurse Toni-dëshmori pinte birra në Gjermani.

Sot, jetojmë me lajme të rreme sa edhe Inva Mulën e ndamë nga burri, ndërsa ajo jeton e lumtur në krahët e tij.

Pak më verifikues me lajme o gazetarë-lexues!