Holanda kërcënon Shqipërinë me rikthimin e regjimit të vizave

19.08.2017 18:48:32

Policia dhe prokuroria në Amsterdam i propozojnë qeverisë rivendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët.

Përmes një memorandumi të brendshëm qeverisë i kërkohet të ndërrmarrë veprime lidhur me këtë çështje, ka thënë një zëdhënës i policisë së Amsterdamit e cila ka konfirmuar memorandumin.

Në shkrim thuhet se vitet e fundit, shqiptarët kanë rritur rolin e tyre si aktorë kryesorë të trafikut të drogës, vitet e fundit.

Që prej 2016, 36 hetime janë ndërmarrë për të dyshuarit nga Shqipëria.

Zëdhënësi i policisë flet për një “përparim të shpejtë” të shqiptarëve në rrethin kriminal holandez. Duke vendosur vizat policia dhe drejtësia duan të ndalojnë shqiptarët për “rrënjosjen në shoqërinë hollandeze”

Zëdhënësi i policisë thekson se është politikisht e rëndësishme të merret një vendim. Raporti së shpejti do t’i dorëzohet Ministrit të Sigurisë dhe Drejtësisë, raporton Ora.

Zëdhënësi i policisë thekson se është politikisht e rëndësishme të merret një vendim.