Holanda: Në fund të vitit vendoset për rikthimin e vizave për Shqipërinë

05.10.2017 11:23:30

Ministri holandez i Sigurisë konfirmon edhe njëherë që rikthimi i vizave është një opsion i mundur. Pra Blok, ndryshe nga ç’dërdëllisnin mediat që kultivojnë propagandën e Edi Ramës, konfirmon kërkesën e Prokurorisë dhe Policisë holandeze dhe thekson se fundi i këtij viti mund të sjellë që surprizë të hidhur për Shqipërinë, pasi qeveria holandeze do të vendosë nëse t’i bashkohet kësaj thirrje të autoriteteve apo jo

 

Pak javë më parë nga gazeta holandeze ‘Telegraf’ u botua një lajm që tronditi opinionin publik në vend dhe që i kujtoi qeverisë së drejtuar nga Edi Rama përgjegjësitë që duhet të marrë përsipër për shkak se së bashku me kanabisin kultivoi edhe një nivel të lartë të kulturës kriminale tek shtetasit e saj. Gazeta në fjalë shkruante për një raport konfidencial të autoriteteve holandeze, i cili i ishte dorëzuar Parlamentit dhe përmbante argumente nëpërmjet të cilëve mbrohej kërkesa për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët. Lajmi u konfirmua asokohe edhe nga televizioni shqiptar ‘Abc News’, ndërsa detajet e përmendura në kronikë nga gazetari Vincent Triest i ka konfirmuar edhe njëherë qeveria holandeze. Ditën e djeshme ministrit holandez për Siguri dhe Drejtësi, Stef Blok ka bërë bilancin e akteve kriminale në Holandë ku të përfshirë kanë qenë shtetas shqiptar dhe rezulton se në vitin 2016 janë arrestuar 700 shqiptarë, krahasuar me 330 në 2015. Shifrat tregojnë një rritje të aktiviteti kriminal në radhët e shqiptarëve, ndërsa vetë ministri konfirmon që shtetas shqiptarë janë përgjegjës për një përqindje të lartë të krimeve të rënda në Holandë. Po ashtu, sipas përgjigjeve të Blok, rezulton të ketë dhe një problematikë tjetër që përbën shqetësim për autoritetet dhe që lidhet me shqiptarët të cilët tentojnë të kalojnë ilegalisht nga portet e Holandës për në Angli. Ministri konfirmon dhe njëherë që rikthimi i vizave është një opsion i mundur, por që vendimi për një masë të tillë do merret në fund të vitit kur dikasteri që ai drejton do të ketë në dispozicion të gjitha të dhënat e duhura për çështjen në fjalë. Pra Blok ndryshe nga ç’dërdëllisnin mediat që kultivojnë propagandën e Edi Ramës, konfirmon kërkesën e Prokurorisë dhe Policisë holandeze dhe thekson se fundi i këtij viti mund të sjellë që surprizë të hidhur për Shqipërinë, pasi qeveria holandeze do të vendosë nëse t’i bashkohet kësaj thirrje të autoriteteve apo jo.