Hollande: Kujdes, terroristët mund të fshihen në mesin e refugjatëve

25.10.2016 19:33:49

Presidenti francez, Francois Hollande u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë në luftën kundër xhihadistëve të ISIS në Irak të tregohen më të kujdesshëm.

Hollande tha se “terroristët mund të fshehën në mesin e refugjatëve të cilët do të largohen nga shtyllat e Mosulit” gjatë betejës së udhëhequr nga forcat irakiane të mbështetura nga koalicioni kundër ISIS-it, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të jemi në gjendje t’i identifikojmë në mënyrë të qartë ata”, tha ai.

Gjithashtu, Hollande paralajmëroi se luftëtarët e huaj që luftojnë në radhët e ISIS do të dëshirojnë që të kthehen në vendin e tyre, duke thënë se ata duhet të marrin masa për t’i parandaluar dhe t’i arrestojnë pasi mund të kryejn sulme.

Hollande, sqaroi se anëtarët e koalicionit duhet të ndihmojë për të forcuar të ardhmen e qeverisë së Irakut e me pas do të jenë të gjithë komunitetet etnike dhe fetare në mënyrë që të krijojë “një paqe të shumëpritur”. /Lajmi.net/