Holokausti dhe përsëritja e gjenocidit nga Serbia

27.01.2018 11:40:17

Më një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që daton nga viti 2005, 27 janari është shpallur si ‪Dita Ndërkombëtare në të cilën përkujtohen viktimat e gjenocidit nazist‬.

Nga Sylejman Morina

– Genocidi ne evrope , pase 50 vjetesh u perserit nga serbo fashistat , ndaj popullite shqiptar, boshnjake e kroate, pothuaj se njete.
Masakra Raqakut, krushes vogel, krushes madhe, prekazit, izbica, meha, suhareka,rahoveci,peja, gjakova ,etj . Kto masakru u ben sistematikishte e te kordinuar nga regjimi okupus fashist i popullit serb. Ky gjenocid duhet denuar nga kombete e bashkuar, si u denue fashizmi italjan e nacizmi gjerman!

Nga viti 1933 deri në vitin 1945 që njihet si përpjekja naziste për shfarosjen e hebrenjve u vranë mbi gjashtë milionë njerëz, ndërkohë që Auschwitz në Poloni, i cili në periudhën kohore 1940-1945 ishte kampi nazist më i rëndësishem i vdekjeve, është shndërruar në një destinacion kryesor në të cilin vizitorët përmes sendeve personale të ekspozuara mund të njihen nga afër me kushtet në të cilat janë vrarë mbi një milion herbenjë në dhomat e gazit.
Çlirimi i kampeve të vdekjes u bë më 27 janar 1945
Auschwitz gjendet në periferi të qytetit polak Ośëięcim, të cilin nazistët e aneksuan gjatë Luftës II Botërore.
Në fillim ishte një kamp përqendrimi gjerman me rreth 700 të burgosur polakë por shpejt u zgjerua në një kompleks masiv me mbi 40 kampe dhe nënkampe. Katër dhomat e gazit në Auschwitz-Birkenau u merrnin jetën rreth 20.000 njerëzve në ditë.
Më 27 janar të vitit 1945, ushtarët e armatës së kuqe hynë në kampin Auschwitz dhe zbuluan rreth 7 mijë persona ende të gjallë në kamp.
Gjatë pothuajse pesë vjetëve të ekzistencës së kampit Auschwitz, të paktën 1.1 milion persona kanë vdekur në ketë kampt, burra, gra dhe femijë hebrej të shpërngulur nga vendet e Evropës së pushtuar nga nazistët.
Adolf Hitler gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte krijuar shumë burgje dhe kampe përqëndrime, një prej të cilëve ishte edhe kampi i Aushvicit. Në këto kampe u mbytën, torturuan dhe u bënë eksperimente të gjalla në fushën medicinale, ku dhe shumë njerëz për të mos parë skenat e tilla dhe për të mos përjetuar torturat e tilla bënë vetëvrasje.