Homazhe dhe lule në Munih, aty shihet edhe një flamur i Shqipërisë (Foto)

23.07.2016 15:39:38

Ngjarja makabre në Munih të Gjermanisë, që ka lënë deri më tani 9 viktima e në mesin e të cilëve janë dhe tre shqiptarë. Shumë qytetarë gjerman kanë vendosur lule në vendin ku u krye sulmi.

Aty shihet edhe një flamur i Shqipërisë dhe shumë lule që po i nderojnë viktimat e sulmit terrorist.

Gjermania ka shpallur tri ditë zie, ndërsa edhe Kosova nesër ka shpallur ditë zie për nder të viktimave të sulmit terrorist.