Homazhe për 20-vjetorin e rënies së heroit Mehë Uka

29.12.2016 10:18:25

Me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të heroit Mehë Uka OVL-UÇK- Dega në Mitrovicë bën homazhe pranë varrit të tij në fshatin Bajgorë të Mitrovicës.

Pas homazheve,  OVL e UÇK-së organizon edhe  akademi përkujtimore në kujtim të rënies heroike të Mehë Ukës.

Akademia përkujtimore do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë duke filluar nga ora 12:00.

Veprimtarinë e tij kombëtare Mehë Uka e zhvilloi në dy drejtime në sferën politike dhe ushtarake. Meha kapet nga UDB-ja dhe dënohet me 60 ditë burg, të cilin e vuan në Mitrovicë.

Pas lirimit ai prapë vazhdon veprimtarinë patriotike dhe pas një viti dënohet me 18 muaj e me vonë me 7 vite burg.

Ai u vra më 29 dhjetor  të vitit 1996,