Homazhe për Astrit Deharin, edhe në Tiranë

06.11.2016 21:49:10

Të hënën, më 7 nëntor, në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të mbahen homazhe në nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi për media.

Dehari ka ndërruar jetë mbrëmë në rrethana ende të paqarta, në Burgun e Prizrenit ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.