Homazhe për publicistin Andrea Stefani, të pranishëm kolegë e përfaqësues të politikës

06.12.2016 12:26:57

Mbahen sot homazhe për nder të publicistin të njohur Andrea Stefani, i cili u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Miq, të afërm, kolegë dhe përfaqësues të lartë të politikës në vend janë mbledhur në ambientet e Televizionit Publik Shqiptare për t’i bërë nderimet e fundit publicistit të njohur. Mes të pranishmëve ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Stefani u nda nga jeta 2 ditë më parë në një spital në Romë, pasi nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë të kancerit në stomak prej të cilit ishte diagnostikuar disa muaj më parë.

Prej 20 vitesh Stefani ishte mjaft aktiv si përfaqësues i shoqërisë civile dhe publicist në media të ndryshme. Andrea Stefani ishte bashkëpunëtor i gazetës ‘Shqip’ ku për vite me radhë botoi shkrimet e veta. Trupi i pajetë i Steafnit do të prehet në varrezat e Tufinës