Horror në Greqi / Gruaja mbante nënën e vdekur në dollap prej 3 javësh

31.07.2020 20:13:26

Një ngjarje horror është rregjistruar në Greqi pasi një grua 58-vjeçare jetonte me nënën e saj të vdekur që nga 7 korriku.

58-vjeçarja e mbështolli trupin e nënës me najlon dhe e futi në dollap.

Ishin fqinjët ata që të shqetësuar prej erës së keqe kishin njoftuar policinë.

58-vjeçarja fillimisht pretendoi se kishte ngordhur një mace, megjithatë, përgjigjja e saj nuk ishte bindëse, kështu që u thirrën shërbimet sociale dhe policia.

ERT shkruan se kur oficerët e rendit shkuan në shtëpi gjetën gruan e vdekur në dollap. Vajza pretendoi se e mbante nënën e saj të vdekur në shtëpi sepse nuk kishte para për varrosjen.