Hoti: Është për keqardhje që jemi për të tretën herë këtu

04.08.2017 10:55:35

Hoti tha se më vjen mire që po e shoh së paku një kanddiat nga PAN-i

Deputeti i vetëm nga koalicioni PAN pjesëmarrës në seancë, Milaim Zeka tregoi qëdrimin e tij karshi ardhjes së tij dhe mos ardhjes së deputetëve të tjerë të PAN-it. “Unë kam ardhë këtu si individ si deputet dhe jo si numër sepse jam përgjegjës para votuesve të mijë rreth 12 mijë. PAN-i nuk duhet të ndjekë rrugën e VV-së për bllokim të seancës”.

Ndërkohë, deputeti i VV-së, Glauk Konjufca tregoi edhe njëherë qëndrimin e VV-së karshi kandidimit për kryetar të kuvendit nga PAN-i. “I takon PAN-it të caktoj kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Mos ardhja e tyre nënkupton mos pasjen e votave për zgjedhjen e Kadri Veselit kryetar të Kuvendit. Është bërë e qartë se ky njeri smund të zgjedhet kryetar i Kuvendit. VV ka përcjell edhe një prononcim të djeshëm të Veselit për tërheqje nga posti. Por Kadri Veseli smund të na kushtëzoj për zgjedhjen e qeverisë.

Qeverinë duhet ta bëjë kjo përbërjeqë jemi sot LAA-VV”. Ndërsa, deputeti i LDK-së Avdullah Hoti tha se më vjen mire që po e shoh së paku një kanddiat nga PAN-i,

“Është për keqardhje që jemi për të tretën herë këtu. Më vjen mire që po e shoh së paku një kanddiat nga PAN-i, shpresoj të shohim më shumë të tillë. Deklraimi i veselit do të duhej parë si dorëzim i tillë para vullnetit tonë.