Hoti: Jemi kërcënuar nga ISIS-i

15.02.2017 13:00:37

Ceremonia për shënimin e 47-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës ishte paraparë që të mbahet në Sallën e Kuqe, por kjo është anuluar për shkak se në të ishte lënë një letër kërcënuese.

Kështu tha sot Afrim Hoti, prorektor për marrëdhënie ndërkombëtare në UP, sipas të cilit në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë ishte lënë një letër.

Sipas Hotit në letër ishte shkruar “ISIS-i ka me sulmua me datën 15.02.2017. Shihemi te Zoti”