Avdullah Hoti: Kalaja e Novobërdës do të bëhet qendër turistike

07.06.2017 14:17:52
????????????????????????????????????

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa sot mbajtën tubim zgjedhor në Novobërdë për të shpalosur programin qeverisës dhe prezantuan kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Bajrush Imeri, kryetar i degës së LDK në Novobërdë dhe kandidat për deputet tha se qeverisja e kryeministrit Mustafa duhet të vazhdohet nga kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti me koalicionin e shpresës.

E Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se ata janë një koalicion i natyrshëm prandaj janë bashkë për zhvillim ekonomik.

“Ju garantoj se do të bëjmë një Qeveri me duar të pastra dhe ne do të zhvillojmë vendin me një rritje ekonomike. Kalaja e Novobërdës do të jetë qendër turistike. Ne kemi program për zhvillimin e bujqësisë duke trefishuar mbështetjen e fermerëve. Do të përkrahim të rinjtë me projekte të ndryshme. Jemi të vetmit ne që bëjmë program për punësim dhe mirëqenie për të gjitha shtresat”, tha Hoti.

Ndërkaq kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se ky vend gjithnjë ka pasur përkrahjen e LDK-së tash edhe të AKR-së.

“Ky koalicion ka një program qeverisës për qytetarët. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që mos të abuzohet me votën e qytetarëve. Ne nuk do të tolerojmë ndikim të Serbisë në Kosovë në asnjë mënyrë”, tha Mustafa.

Gjithashtu presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se më 11 qershor do t’i fitojnë zgjedhjet dhe ka arsye për ndarjen nga njerëzit që e kanë shkatërruar Kosovën.

“Andaj, Qeveria e re do të jetë e ndershme. Kjo ndarje do të ndodhë në natën e 11 qershorit. Votoni për partinë e presidentit Ibrahim Rugova”, tha Pacolli.