Hoti: LDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga koalicion qeverisës dhe PSD-ja

15.12.2018 11:57:56

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas mbledhës së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk merr pjesë më seancën e sotme të Kuvendit, të thirrur nga koalicioni qeverisës dhe PSD.

Ai tha se LDK vlerëson që duhet legjitimitet qytetarë për procese të rëndësishme.

” Ne vlerësojmë se ky është teatër i qeverisë pa legjitimitet që fatkeqësisht e ka marrë nën sjetull edhe PSD-në. Kjo rezolutë është përpjekje e dështuar e PSD-së për ta mbuluar koalicionin e fshehtë që e ka me PAN-in”, tha Hoti, transmeton KP.

“Platformë për dialog është vetëm Kushtetuta e Kosovës. Nuk mund të ketë platformë që del mbi Kushtetutën e Kosovës. Grupi jonë parlamentar nuk merr pjesë në këtë seancë”, tha ai.