Hoti: LDK unike për Demarkacionin, raporti i Bulliqit për t’ia shpëtuar fytyrën Haradinajt

21.02.2018 17:49:06

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit e përsëriti edhe një herë, që kjo parti është unike për votën për demarkacionin.

Hoti po konsideron se aneks marrëveshja e raportit të Bulliqit, është diçka që është bërë për t’ia shpëtuar fytyrën Ramush Haradinajt.

“Nesër votohet marrëveshja e 25 gushtit 2015, ndërsa që aneks marrëveshja dhe raporti i Bulliqit janë sa për të shpëtuar fytyrën Ramush Haradinjat”, ka thënë Hoti, raporton lajmi.net.

Hoti tha se nesër do te kërkojnë sqarime shtesë se çfarë ka sjell qeveria për të votuar. Ai ka thënë se është shqetësuese si koalicioni ende nuk i ka siguruar 61 vota për këtë marrëveshje.