Hoti nis adresimin e prioriteteve të qeverisë së tij, viziton ministrinë e Shëndetësisë

04.06.2020 14:51:15

Në vazhdën e takimeve në ditën e parë të punës, kryeministri Avdullah Hoti pasditen e sotme ka vizituar Ministrinë e Shëndetësisë, ku është pritur nga ministri i sapo zgjedhur, Armend Zemaj.

Shefi i ekzekutivit në këtë takim është i shoqëruar me vartësit e tij qeveritarë.

Ndër temat kryesore që pritet të diskutohen në takim janë menaxhimi dhe luftimi i pandemisë COVID-19.

Hoti edhe në prezentimin e prioriteteve të tij qeveritare kishte paralajmëruar se pandemia dhe rimëkëmbja ekonomike pas saj do të jenë ndër çështjet e para që do të adresohen nga qeveria e tij.