Hoti pas shkarkimit të Bordit të Drejtorëve të Telekomit: Ky ishte vetëm fillimi

19.02.2020 20:02:57

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas shkarkimit të Bordit të Drejtorëve të Telekomit, ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të analizohen raportet e auditimit dhe performancës të të gjitha ndërmarrjeve publike.

Si rezultat, pas kësaj, siç ka thënë Hoti, Qeveria do të ndërmerr vendimet meritore lidhur me bordet e tyre.

“Duhet të shpëtojmë nga falimentimi këto ndërmarrje”, ka thënë Hoti.

Deklarata e zëvendëskryeministrit Hoti vjen pasi në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar shqyrtimi i propozimit për vendim të shkarkimit të drejtorëve të bordit të ndërmarrjes publike “Telekomi”.

Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Sot ishte vetem fillimi.

Sot Qeveria ka shkarkuar Bordin e Telekomit.

Ne ditet ne vijim do te analizojme raportet e auditimit dhe performances te te gjitha ndermarrjeve publike dhe do te marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre.

Duhet te shpetojme nga falimentimi keto nderrmarrje.