Hoti për Uashingtonin dhe Brukselin do të flasë pas mbledhjes së Qeverisë

09.09.2020 11:54:08

Sot është mbajtur ceremonia e përurimit të punimeve rehabilituese në sistemin e ujitjes Radoniqi-Dukagjini.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri Avdullah Hoti, Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Hoti ka thënë se është i kënaqur që sot ka përfunduar pjesa që lidh Radoniqin me Dukagjinin që është nisur para pesë vjetëve, njofton Klan Kosova.

“Nuk ka investim më produktiv sesa investimi në bujqësi, sepse e rrit produktivitetin së paku tri herë”.

Shefi i qeverisë kosovare që sot e ka paraqitjen e parë publike në terren pas kthimit nga Washingtoni dhe Brukseli ka thënë se do t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve në ora 15:00 – kur edhe do të mbahet mbledhja e qeverisë.