Hoti pranon humbjen: Fitore është se Drenasi s’është më bastion i PDK-së

18.12.2016 20:58:22

Enver Hoti i Nismës për Kosovë ka pranuar se Ramiz Lladrovci ka fituar zgjedhjet, por që fituesi më i madh është Isa Xhemajlaj dhe qytetarët e Drenasit se nuk ka më bastione.

“Është hera e parë që në Drenas që Nisma ka sjellë demokracinë. Sot nuk ka më bastione, Drenasi nuk është më bastion i PDK-së. Kjo është e arritura më e madhe. Shpresoj se kjo do të ndodhë në gjithë vendin. I falënderojmë të gjithë që votuan për ndryshim. Nisma dhe Xhemajlaj janë ballafaquar me gjithë aparatin shtetëror. E gjitha kjo dha rezultat. Lladrovci është fitues, fituesi më i madh është Nisma dhe Isa Xhemajlaj”, tha Hoti.

Ai ka falënderuar AKR-në dhe partinë Fjala, por për kandidatin e pavarur Xhavit Drenori tha “Xhavit Drenori i la votuesit e vet në mes të rrugës”.