Hoti: Statuti i Asociacionit të jetë vetëm sipas Kushtetutës

11.07.2018 12:44:46

Shefi i Grupit parlamentari i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti ka thënë sot se statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë vetëm sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa çdo devijim është antikushtetues dhe i papranueshëm.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Qeveria e Kosovës do të duhej të ishte e involvuar në përgatitje e draftit të statutit të asociacionit.

Lexoni të plotë postimin e Hotit në Facebook:

“Qeveria do të duhej të ishte e involvuar në përgatitjen e draftit të statutit të asociacionit, e jo të kundërshtojë tash sikur ky draft të ishte përgatitur nga dikush i huaj. Lenja e këtij procesi pas dore e ka sjellë këtë situate. Kryeministri deklaronte me krenari se nuk e ka hapur fare dosjen e statutit të asociacionit. Tash ballafaqohet me probleme.

Statuti vetëm sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese, çdo devijim është antikushtetues dhe i papranueshëm”.