Hoti: Veseli e Haradinaj janë “dhunues” të demokracisë

15.09.2017 11:18:57

Shefi i Grupi Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avullah Hoti ka thënë se Kuvendi e Qeveria kanë bërë shkelej të praktikave demokratike në javën e parë të funksionimit.

Hoti ka thënë se kreu i Kuvendit Kadri Veseli e kryeministri  Ramush Haradinaj janë “dhunues” të demokracisë, raporton Ekonomia Online.

Hoti më tej shtoi Haradinaj dhe Veseli kanë shkelur rregulloret duke përmendur kështu mbylljen e seancës e thirrur nga opozita dhe votimin e Qeverisë pa debat parlamentar

LDK do ta thërrasë në interpelancë Haradinajn për Rikalon

Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës është bërë krah i qeverisë së Beogradit. Ai ka përmendur edhe dyshimet për ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo, që sipas banorëve të lagjes “Dardania” gjatë luftës në Kosovë ka kryer krime ndaj civilëve.

Hoti tha se ministri Bujqësisë Nenad Rikalo duhet të shkarkohet. Ai ka paralajmëruar edhe thirrjen e një interpelance për këtë rast.

“GP i LDK me forma demokratike, e jo me dhunë do të punojë për respektimin e Kushtetutës. Ne do të thërrasim interpelancë për rastin Rikalo”, tha Hoti.