Hoxha dorëzon raportin e institucioneve tek shefja e BE-së

09.11.2017 14:48:20

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, i ka dorëzuar raportin vjetor të institucioneve të Kosovës, shefës së BE-së Apostolova.

Hoxha ka thënë se përmes këtij raporti BE do të matë progresin e arritur.

“Edhe formalisht ia dorëzova sot mikes time, ambasadores Apostolova, Kontributin e parë të institucioneve tona, Raportin për Vendin. Gjatë takimit theksova rëndësinë e Raportit për vendin si instrumenti kryesor përmes të cilit Bashkimi Evropian do të matë progresin e arritur nga ana jonë që nga publikimi i Raportit të fundit, në nëntor 2016. Njëkohësisht, Raporti do të identifikojë sfidat kyçe me të cilat ballafaqohet vendi në procesin integrues”, ka shkruar Hoxha.