Hoxha e përkushtuar për rritjen e efikasitetit dhe integrimin e gjyqësorit në veri

26.07.2016 10:09:39

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ka pritur në një takim njoftues Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizin, njofton Klan Kosova.

Në konferencën për media Hoxha ka thënë se ka shprehur gatishmëri të plotë për t`i ndihmuar Këshillit Gjyqësor që të ketë një efikasitet të madh dhe gjyqësor të pavarur. Ajo ka shtuar se gjyqësori në Kosovë politikisht është i pavarur.

Ata kanë biseduar edhe për procesin e integrimit te sistemit te drejtësisë në pjesën veriore të Kosovës.

Kryesuesi i KGJK-së Nehat Idrizi, ka thënë se ky proces është duke ecur mire dhe me gjithë vonesat pritet të përfundojë në tetor.

Idrizi po ashtu ka shtuar se kanë mbetur edhe 14 gjyqtarë pa u rekrutuar, ndërsa ka thënë se për stafin administrativ për 115 pozita kanë konkurruar më shumë se 1500 persona.