Hoxha: Gratë po na e zbardhin fytyrën (FOTO & VIDEO)

07.05.2018 15:56:13

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se gratë po ia zbardhin fytyrën Kosovës, raporton zeri.info.

Në kuadër të aktivitetit ‘Integrimi evropian dhe mbështetja për ndërmarrjet e grave’, Hoxha tha se qysh nga dita e sotme Ministria e Integrimit ka nisur aktivitetet për nder të ditës së Evropës.

Image

“Sot filluam javën e ditës së Evropës. Nga fillimi i javës deri të mërkurën MIE ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh që të promovojë kulturën evropiane. Jo rastësisht kemi filluar me rininë dhe gruan sepse janë një pjesë shumë e fuqishme.. Duhet t’i promovojmë sepse pa to integrimi nuk është i plotë”, deklaroi e para e MIE-së teksa vizitoi gratë në sheshin Zahir Pajaziti, te cilat po promovonin produktet tradicionale.

Image

Me këtë rast,  Hoxha tha se gratë në Kosovë duhet te përkrahën në vazhdimësi.

“Duhet ta përkrahim më shumë gruan. Kemi gra shumë të zonja, kudo qoftë në art, sport, shkencë, gratë po na e zbardhin fytyrën. Duhet të gjejmë mënyrën se si t’i përkrahim”, theksoi ajo.

Image

Image

Image