Hoxha kërkon nga Vetëvendosje të mos bëhen si Lista Srpska!

28.02.2018 11:00:26
Ministrja e Integrimeve Europiane ka kërkuar përsëri nga deputetët që marrëveshja e Demarkacionit të ratifikohet.

Dhurata Hoxha në një intervistë për televizionin Publik, ka pranuar që ende nuk janë  të gjitha votata mirëpo ka bërë thirrje që të ndërrojnë mendimet dhe të punohet në interes të qytetarëve.

Hoxha mes tjerash iu ka kërkuar deputetëve të Vetëvendosjes mos të bëhen si ata të Listës Serbe, por të i thërrasin mendjes dhe të veprojnë për qytetarët.

“Iu them deputetëve të VV-së, që të mos bëhen me ata të Listës Serbe e most ë kërkojnë compromise të ndryshme mirëpo të mendojnë për qytetetarët”, ka thënë Hoxha.

Hoxha më tej ka thënë se kjo ditë është e rëndësishme pasi që sot Kosovën do të e vizitojnë edhe tre zyrtarë të Bashkimit Europian.