Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se mëngjesi i 5 Marsit 1998, ishte dita e kthesës së madhe, dita që u hap porta për lirinë e Kosovës.
“Lavdi e përjetshme për Familjen Jashari! Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës!”, ka shkruar ajo në Facebook me rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies së Komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.