Hoxha prezantoi të arriturat e vitit 2016

28.12.2016 14:48:15

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha në një konferencë për media ka folur për të arriturat e kësaj ministrie gjatë vitit 2016.

Hoxha tha se gjatë punës 5 mujore sa ka udhëhequr me këtë ministri janë hartuar 11 Projektligje,  prej të cilave 8 janë miratuar.

Ajo shtoi se gjatë kohës që ajo udhëheq me Ministrinë e Drejtësisë janë miratuar edhe 3 strategji dhe 7 akte nënligjore.

Ministrja e Drejtësisë premtoi se viti 2017 do të jetë vit i zhvillimit të sundimit të  ligjit.